Një 30-vjeçar është goditur me sende të forta në Dibër nga dy persona, pas një konflikti për motive ende të paqarta.
Sipas policisë shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, banues në Dibër dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut .
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.
Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.
Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ngjarjes.