Makina që doli sot nga rruga në Fushe Milot drejtohej nga Blerta Sadria 25-vjeç.
Ajo thuhet se po kthehej bashkë me dy shoqet e saj nga Tirana, ndërsa në momentin që tenoi që të devijonte për të dalë nga rruga kryesore makina ka përfunduar në kanal nga shpejtësia.
Tre të plagosurat janë transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Por drejtuesja e makinës Blerta Sadria ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas gazetarit të Report Tv, 25-vjeçarja ka disa plagë në kokë nga aksidenti.