Loading...

Në Kinë, robotët bëhen ndihmësedukatorë në kopshte

Fëmijët e një kopshti në Pekin shkrihen së qeshuri ndërsa përpiqen të zgjidhin një problem të drejtuar nga mësuesi i tyre i ri. Një robot shumë i vogël me kokë të rrumbullakët dhe me fytyrë me ekran me prekje.

Me një gjatësi rreth 60 centimetra, asistenti autonom ‘’Keeko’’ po përdoret tashmë në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike.

Roboti i bardhë dhe topolak, pa krahë lëviz me ndihmën e rrotave të vogla. Kamerat e integruara në pjesën e brendshme të robotit i shërbejnë për orientim dhe i mundësojnë gjithashtu fëmijëve për të regjistruar video.

Në Kinë, robotët shërbejnë tashmë për dorëzimin në shtëpi të pazareve, shoqërojnë personat e moshuar, apo të vënë në dijeni për ligjet. Projektuesit e firmës ‘’Keeko’’ kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa.

Në kopshtin Yiswind, në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android i cili rrëfen me një zë fëminor, historinë e një princi të humbur në shkretëtirë.

Misioni i tyre, rikompozimi me format e vendosura në dysheme gjithë itinerarin e ndjekur nga personazhi i tregimit duke e demonstruar në ekranin e robotit. Në çdo përgjigje të saktë, ”Keeko” reagon me entuziazëm, ndërsa në ekran shfaqen tek pjesa e syve zemra të kuqe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com