[sgmb id=”1″]
Një 41-vjeçar nga Lushnja ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezër, pasi këta e kishin akuzuar se I dëmtonte të mbjellat përmes bagëtive.
Sipas policisë, dy vëllezërit me iniciale D.B dhe B.B e kanë goditur për shkak të kësaj arsyeje, për këtë Luan Meta ka marrë armën dhe ka tentuar t’i vrasë që të dy për të marrë hak.
Mirëpo për fat të mirë, policia arriti që ta parandalonte ngjarjen e rëndë që mund të ndodhte.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Lushnjes parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.
Tentoi të vrasi me armë zjarri dy vëllezër, arrestohet në flagrancë autori.
Në datën 07.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë dhe masave të shpejta është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale dhe konkretisht:
Pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur ndërmjet shtetasit Luan Meta dhe shtetasve D.B dhe B.B(vëllezër), këta të fundit e kanë goditur pasi pretendonin se shtetasi Luan Meta, i dëmtonte të mbjellat me bagëti.
Shërbimet policore, në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin Luan Meta duke tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit D.B dhe B.B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj si dhe 35 cop fishekë.
Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
-Luan Meta, 41 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnje.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal.