Loading...

GRUPI I BRATIT NE VITE…

PAK HISTORI MBI GRUPIN DHE KENGEN LABE TE BRATIT “Nuk e bejme kabullna, te jemi per nene bote, llaf i Qemalit qe tha historia ashtu thote….” Me keto vargje ne 3 shtator te vitit 1920 kremtohej fitorja e Luftes se Vlores ,ku ne Sheshin e Flamurit gjemonin zerat e Grupit te Luftetareve te Bratit e ku me mbas ky grup vazhdoi me vone ne traditen e kenges labe duke zhvilluar dhe dhene nje karakteristik te veçante, kenges dhe vijes melodike Bratiote . Laberia ka kenduar kengen labe qe ne lashtesi por si grup lab,Grupi i Bratit ketu e ka zanafillen ,e se afermi mbush 100 vjet nga krijimi i tij. Eshte e vertete qe “Grupi i ri i Bratit ” mbas nje periudhe te gjate “qetesie” u riformua ne 2009 nga nje grup djemsh te fshatit te apasionuar mbas kenges labe te Bratit dhe tradites se tij me inisiativen e Elidon Kamaj, por grupi i Bratit ka nje histori dhjetravjeçare dhe eshte nje nga grupet me te vjeter mund te themi ne gjithe Laberine. Po mundohem t’ju shkruaj pak histori mbi tregime dhe kerkime te bere nga vete ne dhe ndonje fragment te mare nga libra mbi rapsodet , mbasi shume fakte nuk egzistojne te shkruara mbasi ato trasmetohen goje me goje si vet kenga e duke kerkuar ndjese nqs nuk kemi permendur te gjithe emrat ne pamundesi historiku. GRUPI I PARE I BURRAVE TE BRATIT si e thame dhe me lart debutim te pare ne publik e ka bere ne vitin1920 ne “Sheshin e Flamurit ” ne Vlore me kengen ” NUK E BEJME KABULL NA”. Kjo kenge e rapsodit Mato Hasani ngeli nje “hit ” si dje dhe sot me largpamesine , vargjet dhe melodine e autorit. Paraqitjen tjeter si grup perseri ne pervjetorin e pare te Luftes se Vlores ne 1921 kendoi kengen :” Rane komitat ne Kote” perkatesisht kengetaret:(marres) MATO HASANI ,(kthyes) PRENJO KOÇI,(hedhes) SEFER MEMO ,iso SELIM HASANI, DERVISH ÇANE, DAMEN XHELO, BRAHIM MUSAI. Ne vitin 1938 me kerkese te Ali Asllanit me rastin e festes se flamurit, i kerkoi Matos dhe grupit te shkonin ne Vlore dhe te kendonin nje kenge per flamurin apo Vloren, dhe aty u kendua kenga :”Moj Vloro, Kanino ” Grupi i pare i Bratit si dhe ata mbas tij shquheshin me teper ne vallet ” vendçe “, ku rapsodi vendoste vargjet aty per aty dhe burrat e tjere hidhnin vallen rreth tij. “…Vallja e kenduar e Bratit ose si quhet ndryshe dhe “Vallja Matohasançe “,evoloi dhe u pasurua nga ky rapsod, ku krahas vargjeve qe i lidhte me mjeshteri dhe ekzekutimi nga valletaret te realizohej po me mjeshteri.E reja ne keto valle ne idene e tij ishte shkeputja e valletarit te pare dhe futja e tij ne mesin e valles, me prirjen qe valltari i dyte te behej udheheqesi i saj,ulja dhe pauza e shkurter per toke, lidhja e kraheve, perplasja forte e kembeve i dhane nje fizionomi te re valles, e cila ishte impulsive dhe e gjalle ku me keto dhe te tjera karakteristika e shkeputen vallen nga ajo monotonistja tradicionale ne nje shkalle me te larte duke e veçuar si valle Bratiote, nga ku u frymezuan dhe grupe te tjera te vendeve perreth….”( Bardhosh Gaçe) Ne traditen e kenges,karakteristik ka qene marja e kenges me gjysmen e vargut te pare, me vargun e plote ose me dy vargje te pasuara nga njeri tjetri.me mbas duke evoluar vazhdon me marjen te dy vargjeve te para dhe perseritet nga gjithe grupi, si dhe shtrirja apo zgjatja e tingujve ne fund,duke dhene perhere veçorine dhe stakimin e kenges ne vijen e saj melodike Bratçe. Ne grupin e pare te valltareve te Bratit kane mare pjese keta “mjeshtra ” me kuptimin e plote te fjales. MATO HASANI, HASAN KOÇI, SHAIP SAKO, ZEQIR SELAMI, GOXHO ALIU etj.Me vone ky grup u zevendesua nga te tjere mjeshtra te kenges e valles si: 1) DERVISH LIMUSHI (DERVISHAJ), 2) SEFER MEMO (DERAJ),3) HABAZ JAUPI (LIKSKENDAJ) 4)SHYTO DERVISHI (MUÇAJ), 5) SELMAN QERIMI (MUÇAJ) , 6) TEKI NUMANI (DERVISHAJ), 7) MERO SADIKU (DERVISHAJ), 8) VELI ÇARÇANI (DERAJ), 9) MURAT SHEME (FERRAJ), 10) TEKI DELIU (SERAJ ), 11) JONUZ ZEQIRI (DERVISHI), DHE RAPSODI 12) MATO HASANI (MINGOMATAJ).13)DERVISH BILBILI. MATO HASANI krijonte dhe kendonte me grupin kurse vellai i tij SELIM HASANI krijonte dhe kendonte dhe ai por si nje ndihmes i Matos e me teper ne “grisjet” qe benin dy rapsodet. Mbas grupit te pare e te dyte te Bratit apo si i quanin dhe ndryshe ” Pleqte e Bratit ” u ngrit grupi tjeter i cili vazhdoi veprimtarine e tij nen gjurmet e grupit te pare. Edhe ky grup spikati veçanerisht ne vallen labe e cila perbehej nga 6 +6 valltare ku 6 te paret ishin me kryesoret dhe sidomos tre te paret ishin “balli i rrebeshit te valles labe Bratiote “. Ata ishin : 1) MUHAMET MUÇAJ, 2) NJAZI DERAJ, 3) KUJTIM BARJAMI, 4)MITAT LIKAJ, 5) SELFO ZOTAJ, 6) ESAT MALAJ, 7) LUFTAR GURI , 8)PASHO SULAJ, 9)ZYBI DERVISHI . 10) NURI SHAHAJ, 11) TEMO ALIAJ. Ne kete grup benin pjese dhe : SUZANA MALAJ (DERVISHI) , AFIJE MUÇAJ (GJONDEDAJ) , VANGJELINA LILAJ (MUÇAJ), SANIE MUÇAJ (HABAZAJ), TATJANA ZAHAJ (DERVISHI) etj. Esat Malaj ishte marresi kryesor i ketij grupi ku shpesh alternohej me te tjeret ne baze te performances se kenges. Vlen te permendet ketu hedhesi Luftar Guri , ku hedhja e tij eshte karakteristike dhe e paperseriteshme , te cilen nuk e gjen dot te asnje person dhe asnje grup deri me sot, me gjithe hedhesat e tjere te shquar te laberise.(degjo video you tube ne kengen “Nuk e bejme kabullna”) Mbas ketij grupi qe shquheshin per hedhjen e valles, dalengadale mori hov me teper kenga labe ku u zhvillua me teper me grupin tjeter qe vazhdoi me tej pra ne nje fare menyre me grupin e katert vazhdimesi. Ne kete grup mernin pjese : Drejtues i Grupit rapsodi NEXHIP SERAJ, 2) Rapsodi dhe kengetari ARAP MERO (DERVISHI), 3) ARBEN HADERI, 4)kthyes ZADIR SERA , 5) MICO FERRAJ, 6) SADUSH KAMAJ, 7)VASIL SERAJ,8)KUJTIM DERVISHI,9) URIM SERAJ, 10)JOSIF RESULI,11) PELIVAN DERVISHI,12) QEMAL MALAJ, 13)BARDHOSH NIKAJ etj. Ne kete grup spikat zeri burreror i marresit Arap Dervishit, i cili u be i dashur per te gjithe si rapsod e kengetar. Mbas nje periudhe tranzicioni ku pati nje periudhe” qetesie” te kenges labe vijme ne vitin 2009 ku u formua grupi i peste i Bratit ne radhe kronologjie, por qe eshte vazhdim i grupeve te meparshem te Bratit. Grupi i tanishem i Bratit qe vazhdojne stafeten jane : (drejtues i grupit) ELIDON KAMAJ,(marres) FISNIK SULAJ, ERVIN KRESHPAJ, ERJON ALIAJ, BLEDAR SERAJ, BARDHOSH SULAJ, ELIGERT MUÇAJ, ERITAN SULAJ,REZART MINGAJ . Keta djem te rinj e me pasionin e tyre kane mare pjese ne festivale e konkurime te ndryshme te kenges labe ,ku veç performances se tyre te shkelqyer kane mare dhe çmime dhe vende te para ne deputime, duke ndjekur te njejten vije melodike te te pareve te tyre dhe duke u bere mbartes te denje te kesaj stafete te kenges Bratiote. Dhe ketu spikat marresi me nje ze sa kumbues aq dhe melodioz duke fituar zemrat e gjithe atyre qe e degjojne ne kenget e grupit. Perpara festivalit folklorik te Gjirokastres ka egzistuar festivali folklorik i zones me qender ne Brataj , ku ka qene i pranishem dhe kompozitori Tiç Daia i cili i mahnitur nga vallja e ” Pleqve te Bratit ” dhe e “grupit te dyte mbas tij. Ai u shpreh : – Kam bredhur boten por nuk kam pare mjeshtra te tille qe te bejne te dritherohesh si ne skenat e medha te Europes…. Rapsodet e Bratit dhane nje seri kengesh te çmuara jo vetem Bratit por edhe vendeve te tjera qe i kthyen ne kenge dhe u kenduan nga grupe te tjera qe u zhvilluan me vone. po permend ketu dy kenge ” Do ta zeme a do ta leme ” dhe “Cili je ti more burre ” perkatesisht nga SPAHO SELMAN SERAJ dhe MATO HASANI. Kenget me ne ze te te gjithe grupeve ne vite jane : “Nuk e bejme kabull na “, ” Ate diten e xhuma ” ,Tundu, tundu o flamur”, ” Ç’pate o Stogoi i Brate”,”Moj Mavrove e Drashovice”,”Telate po vene e vine”,”Kanina nene kala”,” Moj Vlore e bukur ne grope”,” Jav e pare kater shtatori “, “Gjemite e detit arrine “,”Drashovice behej festimi”, “Te dergova ne ushtri, djale o djale”,”Lufte e malit Qyramenge”,”Jete o jete e varfera” si dhe kenga e fundit qe kendoi ne Fest Gjirokaster me nje tekst te trasmetuar goje me goje nga vite larg ” Me ka mare malli shume ” ,”Me vule,o baba me vule”,e deri te te fundit,”Dil moj Vite”,”Aman pse s’me flet me goje” e qindra kenge te tjera ku vetem Matua ka shkruar te pakten mbi 200 kenge, dhe rreth 50 valle. Rapsodet me ne ze mbeten : Mato Hasani, Selim Hasani, Prenjo Koçi, Heto Maska,Razi Hyseni, Arap Dervishi, Nexhip Sera . Kenga e Matos dhe e Grupit te Bratit shperthente si oshetime nga shpatet e Malit te Bratit dhe perhapeshin pergjate gjithe lumit e Shushices, ku natyra apo jehona e saj i shperndante ne memorjen e njerezve me bukurine , veçantine dhe origjinalitetin e tyre. Respekt per gjithe keta rapsode, valltare dhe kengetare te polifonise labe dhe te kenges Bratiote. Respekt per te gjithe ata qe e krijuan zhvilluan dhe trasmetuan ate. Ky ishte nje historik i shkurter i Grupit te Bratit ne vite dhe i njerezve qe kane perfaqesuar ate. Te gjithe ne sot duhet te jemi pjesetar ne zhvillimin e tradites dhe te folklorit tone ne menyren e tij . Dikush krijon , dikush mledh kenget, dikush i kendon ato dhe te tjeret i ndihmojne ata si nga ana morale ashtu edhe materiale ne kushtet e ekonomose se tregut por edhe ne kushtet e veshtira te fshatit ku per nje pjese e mire e tyre jane te papune, por qe te marin pjese aktivisht duhet te pergjigjen me xhepat e tyre. Te ruash dhe ta transmetosh traditen tone nuk eshte shenje e te ngelurit mbrapa kohe por eshte baze e krijimit te te ardhmes, eshte rrenja nga ku kemi ardhur eshte pasuri kombetare qe na karakterizon nga ç’do komb tjeter , eshte pasuri qe kemi trasheguar ne si Brataj dhe si te tille duhet ta ruajme, zhvillojme dhe çuar perpara jo vetem nga ky grup por te gjithe ne duhet te behemi pjestar te tij. Krenar per ata breza dhe kengetare qe nuk kthehen me ,por qe vazhdojne te jetojne me kenget, krijimet dhe zerin e tyre duke na dhene dhe transmetuar vlera te medha artistike shpirterore. Pergatiti: Bledar Muçaj

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com