Loading...

BANGLADESH – Qeveria parashikon vendosjen e dënimit me vdekje për aksidentet rrugore

Dy ditë demonstrata të dhunshme në Daka, pas një aksidenti fatal, i shkaktuar nga gara mes të dy autobusëve për të marrë pasagjerët.

“Si pasojë e këtij aksidenti dy të rinj kanë humbur jetën, gjë që ka detyruar qeverinë e Bangladeshit për të nxjerrë një ligj për dënimin me vdekje kundër atyre që shkaktojnë aksidente me pasojë vdekjen”, theksoi ministri i Drejtësisë, Anisul Hu.

“Dënimi me vdekje do të konsiderohet vetëm kur ekzaminimi tregon se vdekja aksidentale me makinë ishte shkaktuar me paramendim”, theksoi ai.

Në Bangladesh, situata është në kufijtë e kolapsit me një shkallë vdekshmërie prej 12.8% në krahasim me aksidentet totale në rrugë.

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, më të rrezikuar janë këmbësorët (53.7% e vdekjeve) ndjekur nga drejtuesit e automjeteve me (26.2%), motoçiklistët me (8.2%). /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com