Bashkëshortja e një punonjësi Policie në Durrës është gjetur e vrarë me armë zjarri paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 ne qytetin bregdetar, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Menjehere eshte ngritur grupi hetimor me pranine e prokurorit dhe oficeret e krimeve te renda te cilet kane nisur hetimet per ngjarjen. Mësohet se burri i viktimës quhet, Sherif Hajdari.
Burimet nga policia bejne me dije se ne momentin e ngjarjes ka pasur edhe persona te tjere ne banesen e punonjesit te Policise se Durresit. Sipas policisë, gruaja eshte gjetur e vrare me arme zjarri, ndersa bashkëshorti i saj eshte shoqëruar ne komisariat. Ende nuk dihet nese kemi te bejme me vrasje apo vetevrasje. Pritet nje reagim zyrtar nga policia./korrieri