“Nuk jemi këtu për të diskutuar. Ne besojmë në drejtësinë italiane dhe do japim kontributin tonë, por kemi nevojë për ndihmën tuaj”!
Mediat italiane bëjnë të ditur se një familje e pasur italiane e Koratos ka garantuar dërgimin e trupit të pajetë nga Bari në Durrës falas të Viktorian Picakut. Ndërsa janë mbledhur dhe fondet për shërbimin funeral në Durrës.
Mbrëmjen e djeshme shumë qytetarë italianë dhe shqiptarë u mblodhën në Sheshin “Abbey Largo” ku u vra 24-vjeçari shqiptar.
“Një djalë i qeshur, me diell, i cili e donte jetën, erdhi këtu për një të ardhme më të mirë. Ai kishte një zemër të madhe dhe mori mbrojtjen e më të dobëtve “, kështu e kujtuan miqtë e tij dhe ata që e njihnin me lot në sy.
Komuniteti ku Picaku jetonte u bashkua me dhimbjen e të vëllait dhe organizuan një fushatë për të mbledhur para për të bërë të mundur transportimin e trupit të tij në Shqipëri.
“Fluturoje lart si një shqiponjë e lirë”, lexohet në një nga pankartat e vendosura në sheshin ku u kujtua Picaku.
Dhe në qiell fluturonin balona të bardha dhe fenerë të vegjël, që ishin “dëgjuesit” e lutjeve për jetën e ndërprerë në mes të të riut.