Një sasi tritoli i është vendosur makinë së një polici në Shkodër. Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se punonjësi i policisë është Agim Bushgjoka.
Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit në momentin e shpërthimit. Burime nga Policia bëjnë me dije se nga shpërthimi s’ka patur të lënduar, por vetëm dëme material.
Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.
Nuk dihen ende detaje për mbi arsyet e ngjarjes./lexo.al