Loading...

Morën 200 mijë € duke premtuar punë në kompani, në pranga çifti mashtrues nga Fieri

Burrë e grua janë arrestuar në Fier, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, ku premtonin punë në kompanitë private, duke u marrë shuma të konsiderueshme qytetarëve. Sipas Policisë së Fierit në pranga kanë rënë Fisnik dhe Migena Kajolli 34 dhe 27 vjeç. Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe I merrnin nga 2-3 mijë euro secili.

Migena Kajolli dhe Fisnik Kajolli

Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte mar paratë se në telefonin e tye do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tye për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej. Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi I niste 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marrë në formë borxhi.

Finsik dhe Migena Kajolli nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’i bënin aksioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marrë. Prokuroria ka arritur të mbledhë një sër provash, duke filluar nga aktet noteriale deri te mesazhet telefonike që vërtetojnë këtë skemë mashtrimi. Dyshohet se çifti Kajolli përgjatë dy viteve ka përfituar rreth 200 mijë euro nga kjo skemë mashtrimi.Sh.com.

Njoftimi i policisë
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç

2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com