Loading...

Sandër Prosi, portreti i harruar i një aktori !

Një nga propagandat më të mira që sistemi komunist përdorte ishte edhe filmi, kinematografia, e cila jepte mesazhet e kohës për përfshirjen e njerëzve nëpër kooperativa, apo figura e mirë e sekretarit të Partisë etj.

Pavarësisht mesazhit ne sot do të përqendrohemi tek ata që e realizonin produktin, aktorët, që për hir të së vërtetës kanë qenë shumë të talentuar. Një nga këta njerëz ka qenë padyshim edhe madhështia e ekranit shqiptar, Aleksandër Prosi. Djali, burri, babai që ka emocionuar breza të tërë me mënyrën e tij të aktrimit.

Ai ishte histori, histori e një populli që sado ishte i shtypur, brenda vetes kishte ndjenjën e mrekullueshme të artit dhe Sandër Prosi e përçonte më së miri atë. Nëse do ishte mundësia dhe një regjizor i huaj do ta kishte parë gjenialitetin e tij në aktrim, me siguri sot do të ishte në shkallët më të lartë të artit skenik e kinematografik. Ai ishte një njeri që lindi në një kohë të vështirë dhe që i duheshin mjete të vështirësia për të ecur përpara.

Një vend kaq i vogël dhe më një mentalitet si ai që po rritej ishte vrastare për atë që i rrihte shpirti për të bukurën, ndaj edhe 25 marsi i 1985 do të fundi i gjithë vuajtjes së tij dhe hotel “Vollga” do të bëhej prehja e fundit. Po kush ishte Sandër Prosi? Cila ka qenë veprimtaria e tij?

Sandër Prosi u lind në Shkodër, më 6 janar 1920. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë.

Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike. Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e më se 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të Sandër Prosit kanë tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe të shikuesve.

Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit. Prandaj krijimet filmike të Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran,por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike.

Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje.

Ka luajtur role në filmat:

Kush vdes në këmbë – (1984)

Dora e ngrohtë – (1983)

Nëntori i dytë – (1982)

Plaku dhe hasmi – (1981)

Yjet mbi Drin – (1979)

Gjeneral gramafoni – (1978)… Sefedini

Udha e shkronjave – (1978) (TV)

Njeriu me top – (1977)

Përballimi – (1976)

Fije që priten – (1976)

Shtigje të luftës – (1974)

Shpërthimi – (1974)

Yjet e netëve të gjata – (1972)..Vrana Vlonjati

I teti në bronz – (1970)

Plagë të vjetra – (1968)…Babai i Veres

Horizonte të hapura – (1968)

Oshëtim në bregdet – (1966)

Vitet e para – (1965)

Detyrë e posaçme – (1963)

Debatik – (1961)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com