Loading...

‘Vrasësi me pagesë’ flet nga burgu: E vërteta e akuzave dhe dhuna në qeli!

[sgmb id=”1″]

Alfred Qefalia, i akuzuar si “vrasës me pagesë” dhe se i ka dhënë ndihmë Kristi Pines në një plagosje të ndodhur në periferi të Tiranës, hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai thekson se prokuroria ka kërkuar që të bëhet një riekspertim për ngjarjen që akuzohet, ndërsa pretendon se hetuesit mund të ndryshojnë gëzhojat që u sekuestruan ditën kur ndodhi krimi.

33-vjeçari tregon edhe për dhunën sistematike dhe presionet që i janë bërë nga oficerë të policisë në momentin që ai është arrestuar. “Në krye të tyre qëndronte Ardian Çipa. Drejtues të policisë më kanë thënë se do të ma ngarkonin mua çdo ngjarje të pazbardhur”, tha Qefalia për “GSH”.

Alfred, pak ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka qenë seanca juaj e radhës. Çfarë ndodhi konkretisht?

Unë vetë nuk isha i pranishëm në sallën e qyqit dhe u përfaqësova nga avokati im. Gjykata nuk na ka marrë asnjë provë shkresore, ose më saktë nuk pranon as gjënë më të vogël nga ana e avokatit tim. Avokati ka kërkuar që të futen në dosje disa dokumente të vendndodhjes së banesës sime, të një harte që tregon vendin ku ndodhet banesa ime nga rruga kryesore e Tiranë-Elbasan. Kjo, pasi Kristi Pine në deklaratat që ka dhënë përpara gjykatës thotë se ka fjetur një natë në shtëpinë e Alfred Qefalisë. Gjatë kohës që unë i kam bërë pyetje, ai deklaron se shtëpia ime është 3-katëshe, ndërkohë që banesa ime është 5-katëshe. Këtë gjë unë e kam të vërtetuar edhe me letrat që kam dorëzuar që vitin 2008 për legalizim. E kam pyetur edhe se në cilin krah ndodhet banesa ime gjatë rrugës që shkon për në Elbasan nga Tirana, ai thotë ndodhet në krahun e djathë, ndërsa realisht banesa ime ndodhet në krahun e majtë. Dhe ndërkohë që të gjitha letrat që janë bërë gati nga ana e avokatit tim, gjykata nuk i pranon. Letrat vërtetojnë të gjitha gënjeshtrat e Krisi Pines, i të ashtuquajturit “i penduari i drejtësisë”, sepse i penduar nuk mund të quhet një njeri që gënjen, por një njeri që tregon vetëm të vërtetën. Këto kërkesa janë depozituar kohë më parë, por në seancën e para dy ditëve gjykata mori vendimin se këto kërkesa nuk pranohen si fakte e prova. Po ashtu, në seancë, prokuroria kërkoi edhe një riekspertim të vendit të ngjarjes. Këtë gjë mendoj se po e bëjnë në tip presioni, pasi para pak ditësh, dy prokurorë të rrethit të Tiranës më kanë ardhur këtu (në qeli) për kallëzimin që unë kam thënë në gjykatë që të ngrihet çështje penale ndaj atyre personave që më kanë dëmtuar kaq rëndë. Gjendja ime dukej qartë se në momentin që unë jam arrestuar, fotot e mia në media janë shfaqur bardhë e zi për shkak të fytyrës sime të dëmtuar dhe brinjët i kam pasur të thyera, ndërkohë që fotot e tjera jepen me ngjyra.

Doni të thoni se në momentin që jeni arrestuar ndaj jush është ushtruar dhunë?

Jo vetëm në momentin e arrestimit, por edhe gjatë kohës që unë kam qëndruar atje. Më kanë mbajtur 14 ditë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që kjo nuk është në asnjë rregullore. Gjatë këtyre 14 ditëve është ushtruar dhunë sistematike ndaj meje.

Mund të thuash ndonjë emër të oficerëve që ju kanë dhunuar?

Në krye të tyre qëndronte ish-drejtori. Dhe kur para pak ditësh më erdhën prokurorët këtu dhe bëra kallëzimin e firmosa dokumentet, dhashë edhe emrat e atyre që më kanë dëmtuar kaq rëndë.

I keni kërkuar gjykatës se me çfarë argumenti kërkesat tuaja nuk pranohen?

Po. Në sallën e gjyqit kam kërkuar gjatë gjithë kohës që të më paraqesin prova e fakte, madje edhe dëshmitarë. Por, trupa gjykuese gjithmonë më ka thënë “duhet të presësh momentin”. Ndërkohë që po përfundonin dëshmitarët, unë i kam paraqitur këto fakte, por gjykata më tha se “duhet t’i kishe paraqitur më përpara”. Si duhet t’i kisha bërë më përpara kur gjithmonë më kanë thënë “prit momentin”?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com