[sgmb id=”1″]
Flamurtari shpallet kampion i Shqiperise ne basketboll per femra,pas fitores 60-52 ndaj Tiranes ne ndeshjen e katert te fazes play-off,duke merituar keshtu titullin e 21-te ne histori. Ndersa nen drejtimin e Viron Toskes ekipi vlonjat merr trofeun e 40-te,mes kampionatit,kupes se Shqiperise dhe superkupes. Ekipi vlonjat kishte fituar dy takimet e para ndaj Tiranes,ndersa humbi ndeshjen e trete,per te ardhur tek takimi i katert ne Vlore,aty ku ka dominuar gjate gjithe ndeshjes. ekipi vlonjat e mbylli sezonin e rregullt ne vend te trete,ndersa ne gjysemfinale triumfoi ndaj Goga Basket dhe ne finale ndaj Tiranes,pavarsisht se kundershtaret kishin avantazhin e ndeshjeve me shume ne fushen e tyre por ky Flamurtar i permbysi te gjitha parashikimet duke fituar pas kupes se Shqiperise dhe superkupes edhe titullin kampion. Flamurtari ka fituar 60-52,ndersa kupa i eshte dorezuar ekipit vlonjat nga sekretari i fshb Korab Llazani i cili ka vleresuar skuadren vlonjate per paraqitjen e bere gjate gjithe ketij kampionati. Ne fund ka feste per ekipin vlonjat,nderkohe qe nuk mungojne emocionet e percjella nga traineri Viron Toska por edhe vajzat e skuadres se Flamurtarit per kete titull kampion. Flamurtari kete sezon ka fituar edhe superkupen dhe kupen e Shqiperise,ndersa me fitoren e kampionatit ploteson tripleten,duke vendosur keshtu hegjemonine ne kampionatin shqiptar te basketbollit.