Loading...

Përfundon mbledhja e dytë në Presidencë, Rama: Këto janë ministritë që ia ofrova Bashës.

[sgmb id=”1″]

Përfundon takimi mes Ramës dhe Bashës kokë me kokë me Presidentin Nishani. Në një deklaratë për shtyp fill pas takimit Rama ka thënë:

Jemi sërish në të njëjtën pozitë. Por, sot kam ofruar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve dhe gjithashtu tre zëvendës ministra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit, tre zëvendës ministra të propozuar nga PD-ja por që nuk vijnë nga radhët e PD-së. Gjithashtu do ketë një komision të posaçëm task-force me përfaqësues nga BE, OSBE dhe SHBA-ja për mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre”.

Ndërsa i pyetur se cila është data e zgjedhjeve Rama u përgjigj se ajo vazhdon të jetë 18 qershori dhe ky është një qëndrim i pandryshueshëm.

Rama nuk bëri të ditur qëndrimet e Lulzim Bashës duke thënë vetëm që:

Ai do vijë vetë këtu të flasë se unë nuk jam zëdhënës i tij, por nga përgjigja e tij mendoj se ishte një “Jo” drejtuar gjithë marrëveshjes”, përfundoi Rama.

Ndërkohë në daljen e tij Basha ka deklaruar:

Fatkeqësisht edhe takimi i sotëm ishte i njëjtë dhe shterpë. E gjithë bota e di se Shqipëria në këto 4 vite ka futur në zyrat e saj shtetërore kriminelë dhe banda të krimit, prandaj kemi nevojë zgjidhje të ngërçit politika. Rama ofron një zgjidhje që nuk është politike, por mundohet ta anashkalojë me anë të institucioneve ndërkombëtare”, shtoi ndër të tjera Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com