[sgmb id=”1″]
U mbyllën sot katër vitet e parlamentit të Shqipërisë të drejtuar nga Ilir Meta.
Në fjalën e tij të fundit si kryeparlamentari para se të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta tha se gjatë këtij 4 vjeçari u miratuan reforma mjaft të rëndësishme duke e nisur nga ajo e Drejtësisë.
“Kur ka vullnet, dialogu politik mund të rikthehet. Mirënjohje për këto 4 vjet dhe miratimin e Reformës në Drejtësi. Më vjen keq që ky parlament nuk gjeti gjuhë ne përbashkët për reformën zgjedhore.
Po ashtu ndiej keqardhje për mungesën e opozitës në Parlament”, tha Meta