[sgmb id=”1″]
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “TEBREG”
Asgjesohen 502 fidanë Cannabis Sativa, si dhe rreth 2,5 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.
Arrestohen në flagrancë 3 persona.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë, Administratori i Njësisë Administrative Pult, Shkodër.
Shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Plan.
Me datë 28.04.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar “TEBREG”, ku mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, wshtw ushtruar kontroll territori në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, në lagjen Tebreg dhe në territorin përreth.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M. M, 74 vjeç, banues në fshatin Plan Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.
T. K, 72 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.
L. K, 21 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesave së shtetasve Tom Kronaj dhe Marash Mani, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 qese plastmasi ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sativa me peshë rreth 2.5 kg, si dhe në faqen e kodrës pranë këtyre banesave janë gjetur dhe asgjësuar me zjarr, 402 fidanë dhe 80 rrënjë bimë narkotike e llojit Canabis Sativa.
Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, shtetasi:
T. M, 61 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Pult, Shkodër.
Si dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin:
P. Rr, 43 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, me detyrë kryeplak në fshatin Plan, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.