[sgmb id=”1″]
Tom Sietsema i cili punon si kritik i ushqimeve në “Washington Post” që nga viti 2000 ka shkruar një kritikë pozitive për kryekuzhinierin shqiptar Rene Rexhepi i cili ka hapur restorant përkohësisht në Meksikë.
“Të vendosësh një restorant në xhungël ishte një nga sfidat tona më të mëdha”,- thotë James Spreadbury.
Restoranti “Noma” i cili ka fituar që katër vite çmimin “Restoranti më i mirë në botë”, është mbyllur për herë të dytë në historinë e vet. Herën e parë ai u mbyll në vitin 2015 kur ekipi fluturoi për në Tokio, ku hapi një restorant të përkohshëm, kurse tani ata kanë hapur një të tillë në Meksikë ku stafi do të punojë nga 12 prilli deri më 28 maj, përcjell KultPlus.
Kurse ajo që vërteton reputacionin e mirë të “Nomasë” dhe shefit të saj Rene Rexhepi është fakti që të gjitha biletat që kishin çmim 600 dollarë për një darkë për person janë shitur.
Hapja për pak do të ishte anuluar për shkak të shqetësimit të stafit për akomodimin e tyre dhe të familjeve të tyre, por edhe për shkak të vendimeve politike që ka marrë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Meksikën. Mirëpo Rene Rexhepi ka udhëtuar 25 herë në Meksikë, ndërsa tani po shfrytëzon edhe përvojën dhe përbërësit vendor për ushqimet e tij.
Çmimi prej 600 dollarë për ushqim nuk i lë mbresa kryekuzhinierit i cili beson që stafi it tij duhet të ketë paga të mjaftueshme për të pasur një jetë të mirë dhe se ka bashkëpunuar më një organizatë joqeveritare -Traspatio Maya që të ketë përbërës vendorë si misër, larva apo bletë të egra. Madje punëtorët vendorë të cilët punojnë së bashku me të, bëjnë breshka për ushqim të cilat servieren vetëm në fund të ushqimit. “Ndërgjegja ime është e pastër”, thotë Rexhepi, i cili gjithashtu ka krijuar një fond bursash për studentët meksikanë të kuzhinës, shkruan KultPlus.
Kudo ku gatuan, Rexhepi i thotë stafit të tij:- “Ne duhet të jemi ushqimi i dekadës për njerëzit”, përfundon artikulli në Washington Post.