Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë -Durrës, ku u vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. Ndërkohë janë zbardhur detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Ata janë ndjekur dhe janë qëlluar në makinën e tyre tip “Audi” . Mësohet se ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj prej kohësh në arrati, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.
Të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi marramendëse në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa atentatorët qëllonin me breshëri kallashnikovi në drejtim të Dalipajt e mikut të tij.
Në një moment, të dyja mjetet kanë qenë paralel dhe ecnin me shpejtësi. Në tentativë për tu shmangur “Audi” që drejtohej nga Dautaj ka përfunduar më shumë se 50 metra poshtë në autrostradë.
Në videon e siguriuar nga gezetari i “Panoramës”, shikohet se çfarë ka mbetur pas atentatit të sotëm