Loading...

Tjeter incident:Ambulanca ngelet ne trafik,i rrezikohet jeta qytetarit!

[sgmb id=”1″]

Tjetër incident i rendë ka ndodhur sot gjatë protestës së PD-së duke bllokuar rrugët kryesore, ku mësohet se në trafikun e krijuar ka mbetur edhe një autoambulancë e ardhur nga qyteti i Fierit.

“Gazeta Express” mëson se në ambulancë ndodhet një pacientë, i cili po transportohet nga spitali rajonal i Fierit drejt QSUT-së. Ambulanca ka mbetur e bllokuar pikërisht te mbikalimi i Kamzës.

Nga sa mësohet pacientë ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore për shkak të rënies nga një lartësi e konsiderueshme, ndërsa policia e qarkullimit rrugor e ka të pamundur që të hapë trafikun e krijuar nga militantët e djathtë, të cilët kanë një orë që kanë bllokuar disa nga akset rrugore kryesore në vend. 

Ndërkohë që pak më parë u raportua edhe për një tjetër rast të rëndë, një grua shtatzëne ka mbetur në trafikun e krijuar te sheshi “Shqiponja”. Policia po punon për zhbllokimin e trafikut. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com