Loading...

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë/ Banorët e turistët kundërshtojnë, shkatërrimi është i tmerrshëm

Ndërtimi i Hidrocentraleve në  Lumin e Valbonës, ka bashkuar banorët edhe zërin e vizitorëve, organizatave mjedisore brenda dhe jashtë vendit, që kanë dalë në mbrojtje të ekosistemit të kësaj Lugine.

Sipas tyre ky vendim do të prishë peisazhin natyror, florën, faunën dhe turizmin. Një nga banoret është Katerina Bon, e njohur si amerikania që jeton në Valbonë, e cila i është përkushtuar ruajtjes së ekosistemit të Luginës.

“Në shtator të 2016 nisi ndërtimi i dy HEC-eve që do të dëmtojë 5 nga 20 kilometrat e lumit kryesor.

Shkatërrimi është i tmerrshëm sepse nuk prek vetëm lumin, por rrit temperaturën, pakëson gjallesat të cilat edhe mund të vdesin” thotë ajo.

Sipas Katerinës qeveria shqiptare e ka në dorë dhe duhet të ndalojë ndërtimin e HEC-eve.

“Rreziku është nëse ndërtimi i HEC-eve vazhdon. E kemi thirrur qeverinë në gjykatë por për ta është e lehtë ta shtyjnë gjyqin.

Ne mund ta ndalojmë ndërtimin në 2 mënyra: duke dorëzuar një garanci financiare por që nuk kemi mundësinë  ose duke bindur qeverinë që të ndalojnë ndërtimin”.

Ndërkohë Katerina ka edhe një mesazh për të gjithë. “Ne duhet të jemi zëri i lumit”.

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve  dhe ka statusin e Parkut Kombëtar në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com