Loading...

Atentati në Tiranë dhe saga e hakmarrjes! Dy në varr, një në spital, tjetri në burg

Zamir Kalemi 35-vjeç u tentua të vritet në Tiranë. Ai është vëllai i Andrea Kalemit, i cili vitin e kaluar u ka shpëtuar dy herë sulmeve në Greqi. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, kjo për shkak të vrasjes së Aleksandër Sadikajt, që është kushëriri i tij. Këtu duket se nisi gjithçka.sz

Po si nisi saga?

Ditë e shtunë. 11 qershor 2022, Aleksandër Sadikaj u ekzekutua me bombë në Sauk. Makina shpërtheu në lëvizje. 27-vjeçari, që është kushëri me Kalemajt vdiq disa minuta më pas. Në dhjetor të po atij viti u ekzekutua në Tiranë biznesmeni Edmond Papa.

Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku Andrei Bode. Autoritetet dyshojnë se vrasja e Papës lidhet me ekzekutimin e Sadikajt, që njihej si “Sanço”.

Vitin e kaluar në 9 gusht Andrea Kalemi u qëllua në atentat në Greqi por u shpëtoi plumbave. Në 14 Dhjetor, këtë herë në burgun e “Koridhalos” u qëllua sërish për t’u vrarë nga një egjiptian por shpëtoi.

Dhe mbrëmë u tentua të vritet vëllai i tij në Tiranë. A kanë lidhje ngjarjet? Dyshimet janë të forta për policinë, tani i duhet t’i mbështesë mbi prova.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com