Temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.
Meteorologu Akil Osmani ka konfirmuar se në ditët në vijim të javës së ardhshme do të kemi reshje shiu dhe dëbore, që pritet të kulmojnë në datat 9 dhe 10 dhjetor.
Ndër të tjera meterologu u shpreh se temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.
Fundjava më problematike kanë qenë parametrat e erës, e cila ka qenë shumë e fortë në det të hapur, duke bërë që edhe dallgëzimi të jetë mbi 6 ballë. Kushtet e motit janë nën ndikimin e vranësirave, duke bërë që të ketë reshje shiu të pakta në ultësirën perëndimore gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së diel.
Temperaturat e ajrit sot kanë qenë shumë të larta, që janë ngjitur edhe në vlerat 21-22 gradë. Ka qenë një erë jugore që ka bërë që të kemi një rritje të temperaturave dhe ato t’i ndiejmë akoma më të larta. Pasditja do të sjellë një rënie të temperaturave, që do të ndihen edhe gjatë javës së ardhshme.
Kjo javë që vjen parashikohet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Datat 9 dhe 10 dhjetor pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet të lartë. Temperaturat priten të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor. Edhe në ultësirën perëndimore pritet të kemi temperatura të larta, nga 8-18 gradë”, është shprehur Osmani.