Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është hedhur në një lumë në Austri.
Policia dyshon se i riu mund të merrej me veprimtari të paligjshme. Kjo pasi ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.
Ai kaloi kufirin me makinën, që dyshohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë. Ai u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat.
Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për ta mbajtur në jetë.