Në shortin e 2 dhejtorit Shqipëria do të jetë në vazon e dytë, pra në fazën e grupeve në “Gjermani 2024” do të jetë e sigurt se do të ketë një ndeshje me një përfaqësuese të madhe.
Rregullorja për këtë short është e qartë, do jenë katër vazo me nga gjashtë skuadra. Skuadrat në këto vazo do të renditen sipas ecurisë në eliminatoret e Europianit dhe përjashtim bën vetëm Gjermania, e cila automatikisht është pjesë e Vazos së parë si vend organizator.
Në këtë vazo, e cila do të nxjerrë të gjitha kokat e grupeve në “Gjermani 2024” aspironte të futej edhe Shqipëria, e cila për shkak të pikëve të grumbulluara duket se do ta ketë të pamundur.
Shqipëria edhe nëse fiton nesër përballë Ishujve Faroe mbyll këtë fushatë eliminatoresh me 17 pikë. Në Grupin A skuadra e Spanjës ka 18 të tilla dhe ka ende një ndehsje për të luajtur atë kundër Gjeorgjisë.
Në Grupin B Franca ka 21 pikë ndërsa ka ende një tjetër takim për të luajtur pasi udhëton drejt Greqisë. Në Grupin C Anglia ka 19 pikë dhe pret të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në transfertë. Në Grupin D Turqia e Montelës ka 16 pikë dhe luan ndeshjen e fundit në Uells.
Në Grupin F Austria ka mbyllur fushatën e saj të eliminatoreve me 19 pikë, por në këtë grup është ende në lojë Belgjika e cila ka dy pikë më pak dhe nëse fiton kundër Azerbajxhanit shkon plot 20 pikë.
Në Grupin G, Hungaria (15 pikë) sfidon Malin e Zi (11 pikë) në takimin e fundit ndërsa Serbia (13 pikë) pret Bullgarinë (3 pikë). Në Grupin H Danimarka (22 pikë) ka siguruar vendin e parë ndërsa pret të ndeshet me Irlandën e Veriut.
Në Grupin I, Rumania (19 pikë) dhe Zvicra (17 pikë) luajnë përballë njëra-tjetrës ndeshjen e fundit dhe do të vendosin se cila do të jetë e para. Në Grupin J Portugalia ka dominuar plotësisht me 27 pikë ndërsa mund të bëjë 30 nëse mund Islandën në nbdeshjen e fundit. Grupet H, I dhe J janw me 6 skuadra dhe sipas rregullores vendeve të para do t’iu zbriten 6 pikë.
Vazo 1: Gjermania (vend organizator), Portugalia (27 pikë), Franca (21 pikë)