Në përpjekjen tonë për të kuptuar botën përreth nesh dhe marrëdhëniet tona personale, edhe nëse jemi skeptikë ndaj astrologjisë, shpesh tundohemi të kërkojmë karakteristikat e një shenje që i përket një miku, të afërmi ose partneri.
Por cilët anëtarë të zodiakut gëzojnë më shumë kërkime në platformën “Google”?
Kompania amerikane e marketingut “AMP Agency” analizoi rreth 19 milionë kërkime të bëra në vitin 2020 dhe doli me tre shenjat e zodiakut për të cilat dikush kërkon më shumë informacion në motorin e kërkimit popullor.
Luani:
Kur kërkojmë të dhëna për Luanin largpamës dhe me vetëbesim, zakonisht kërkojmë shenjat e zodiakut me të cilat ai është në përputhje.
Shigjetari:
I largët, i pavarur, argëtues, ai është i dyti në kërkim, pavarësisht se është shenja e tretë më e rrallë.
Akrepi:
Në vendin e tretë gjejmë Akrepin pasionant dhe instinktiv. Nuk është çudi, në këtë rast, pasi është shenja më e zakonshme, të paktën sipas të dhënave amerikane.