Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rë ndë e ndodhur në Shkodër pasi u mësua se 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të sapolindur.
Nëna e re nuk rezulton të jetë person me pro bleme të shëndetit mendor dhe ka deklaruar para autoriteteve se ishte detyruar ta kryente atë veprim me të birin e sapolindur pasi nuk kishte mundësi ta mbante.
Foshnja e se ksit mashkull erdhi në jetë më 30 Dhjetor dhe u regjistrua në maternitetin e Shkodrës pa atësi.
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe mjeku Sajmir Selmanaj, i cili ka deklaruar për mediat se e reja ishte dërguar në maternitet nga kolegët e punës, punonjës në një fasoneri dhe ata e kanë bindur që të mos e linte foshnjen në jetimore.
“Me datë 30 dhjetor 2022 është sjellë nga kolegët e punës në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku nuk ka treguar se cili është shqetësimi i saj deri në momentin e shp ërthimit të ujërave. Është sjellë në repartin e Gjinekologjisë dhe ka qenë e vetme.
Që në momentin e parë, kemi pasur fr ikë se do ta linte fëmijën në maternitet. Kemi njoftuar pol icinë dhe psikologun dhe gjatë gjithë kohës është asistuar nga psikologu.
Lindja e saj ka qenë me datë 30 rreth orës 11. Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë pr oblem shëndetësor. Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.
Me datë 4 ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur. Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës.
Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë.”-ka deklaruar mjeku Selmanaj.