huhen përfundimisht shpresat e një rikthimi të mundshëm të Giani de Biasit te Shqipëria.
Federata e Futbollit të Azerbajxhanit dhe tekniku i njohur italian kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.
Drejtuesit e federatës i kanë rinovuar kontratën “timonierit”, me de Biasin që do jetë në pankinë deri në nëntor të vitit 2023, periudhë në të cilën përfundojnë kualifikueset EURO 2024.
Përfaqësuesja azere ka një ekip mjaft kompetitiv dhe synimi është një vend në europian.
Në edicionin e fundit të Nations League, kjo kombëtare mori vendin e dytë në League C.