Takimi i shumëpritur mes dy lidërve të superfuqive të botës është më afër se kurrë. Sipas informacioneve, zyrtarët kinezë po planifikojnë një udhëtim të mundshëm të presidentit Xi Jinping në Azinë Juglindore në nëntor, ku ai mund të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden.
Do të ishte udhëtimi i parë i Xi jashtë Kinës që nga fillimi i pandemisë Covid-19.Ai do të përfshinte një takim me presidentin amerikan, raporton WallStreet Journal. Ekipi i Biden ka kohë që kërkon një takim të drejtpërdrejtë midis dy liderëve për të ulur te nsionet midis Uashingtonit dhe Pekinit, të rë nduara së fundmi nga vizita në Tajvan nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.
Pas këtij takimi retorika mes këtyre dy shteteve u ashpë rsua ndjeshëm, ku nuk kanë qenë të paktë skenarët që edhe mund të ketë luftë mes tyre. Mirëpo deri tani asgjë nuk është konkret. Madje Biden nuk e ka parë të arsyeshme të alarmohet, teksa ka bërë të qartë që do ta mbrojë Tajvanin në çdo rast sulmi nga Kina.
Shtëpia e Bardhë vazhdon të punojë për organizimin e një takimi të tillë, tha një burim i njohur me këtë çështje, duke shtuar se Biden është i hapur për një takim në margjinat e takimit të G20 në Indonezi në nëntor.”Ne nuk kemi detaje mbi kornizën kohore dhe vendndodhjen,”
tha zyrtari amerikan .Xi dhe Biden diskutuan gjithashtu një takim të mundshëm gjatë një telefonate më shumë se dy orëshe më 28 korrik.
Së fundmi Kina ka ak uzuar administratën e Washingtonit si përgjegjëse për krizën e përshkallëzuar me stërvitjet që ushtria e Kinës filloi përreth ishullit tajvanez. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying tha se SHBA-ja është pala që nxit dhe krijon pa arsye kri zën”.