Një djalë i mitur rreth 14 vjeç nuk është parë prej paradites së sotme, teksa mësohet se kishte shkuar për të peshkuar në brigjet e lumit Seman, në fshatin Suk 1 të bashkisë së Roskovecit.
Bëhet me dije se djali shkonte për peshk në po të njejtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.
Banorë të zonës kanë njoftuar po licinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sëndet e djalit janë në breg, kanë hedhur dy shime se ai edhe mund të jetë he dhur në lum për tu larë.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të 14 vjecarit, edhe pse kanë filluar kontrollet nga banorë të zonës dhe blutë në të gjithë zonën ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e polumbarëve.
Njoftimi i po licisë:
Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dy shohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.
Po punohet për gje tjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngja rjes.