Loading...

Ngjarje tr agjike/ Harroi valixhen e pushimeve në apartament, nëna e 2 fëmijëve b ie nga ballkoni

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi. Nëna e 2 fëmijëve është rrëzuar nga ballkoni dhe ka ndërruar jetë.

Sipas mediave greke, 36-vjeçarja po përgatitej të shkonte tek bashkëshorti i saj në Naxos, i cili po i priste për pushime.

Sipas raportimit të Protothema.gr, gruaja ishte nisur pasditen e së hënës për të shkuar te burri i saj.

Ajo kishte paketuar valixhet dhe sendet e dy fëmijëve të saj 2 vjeç e pesë muajsh dhe zbriti te makina.

Kur të gjithë hipën në makinë, 36-vjeçarja kuptoi se kishte harruar një çantë fëmijësh dhe u ngjit në banesën e katit të 3-të për ta marrë.

Kur arriti te apartamenti, dera nuk hapej. Pastaj ajo i ra ziles së komshiut dhe i kërkoi që të zbriste nga ballkoni, ku fatkeqësisht u rrëzua.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com