Flamurtari është kampion i Shqipërisë në basketboll për femra. Ekipi i drejtuar nga trainere Elona Hasanaj ka fituar edhe takimin e tretë në shifrat 94-58 duke arritur kështu titullin e 24-të në histori. Ekipi vlonjat ka dominuar gjatë gjithë kampionatit por edhe në ndeshjet play off përballë Partizanit duke siguruar kështu titullin.
Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje perfekte në Vlorë këtë të diel në Vlorë ndërsa è ka marrë kryesimin shumë shpejt duke shkuar në avantazh të thellë teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 45-24 pas dy periodave te para.
Edhe pas pushimit ekipi vlonjat luan mjaft mirë edhe 10 minutat e treta mbyllen në shifrat 70-35. Flamurtari luan më i qetë në 10 minutat e fundit ndërsa në parket zbresin edhe lojtaret e reja të Flamurtarit ndërkohë që nuk ndryshon asgjë dhe ndeshja mbyllet 94-58.
Një fitore që i siguron ekipit vlonjat titullin kampion ndërsa në pallat të sportit nis festa dhe dorëzimi i kupës. Memushi,Omerbasic ,Jakobson por edhe trainerja Elona Hasanaj shprehin të gjithë gëzimin e kësaj arritjeje të titullit por me besimin se ky Flamurtar do të vijojë të dominojë në basketboll.. Flamurtari siguron kështu titullin e 24-të në histori ndërsa vijon ashtu si në gjithë këto vite të dominojë basketbollin e femrave.