Një 26 vjeçar nga Suhareka ka vd ekur sot. Ai ishte pranuar në emergjencën e qytetit me pl agë të rënda, të cilat dy shohet se janë shkaktuar nga ar ma e zja rrit. Mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.
Po licia e cila ka konfirmuar rastin ka thënë se “20 deri në 30 metra larg shtëpisë së vi ktimës, është gjetur një a rmë AK-47 e cila dy shohet se është përdorur në këtë rast.”
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Po licisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dy shohet se është përdorur në këtë rast.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Ndërkohë është bërë e ditur se i ndjeri ishte Faton Haxhaj nga fshati Grejkoc. Ai ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.