Loading...

Hu mbi të birin para 3 ditësh, Cristiano Ronaldo reagon për herë të parë pas tr agjedisë

Dita e hënë është një nga ditët më të errëta të Cristiano Ronaldos, i cili njoftoi humbjen e njërit prej binkjakëve të porsalindur, më saktësisht humbjen e të birit, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, solli në jetë vetëm vajzën e cila është shëndoshë e mirë.

Një tra gjedi që pushtoi familjen e portugezit, ku e gjitha bota ishte në mbështetje të tij në këtë moment të vështirë, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpool, CR7 ishte lënë pushim nga Manchester United.

Ndërsa, Ronaldo është kthyer sot në stërvitje në Carrington dhe ka kryer përgatitjet e plota me ekipin. Ai u fotografua në pjesën e pasme të një makine, teksa po mbante kufje në vesh, gjatë rrugës për t’iu bashkuar grupit të skuadrës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com