Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike kokaine në zona të ndryshme të kryeqytetit.
I arrestuari është Krenar Liçi, banues në Tiranë.
Liçi u kap në flagrancë në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volkswagen”, janë gjetur dhe sekuestruar 308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.