Parlamenti mblidhet sot për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të Ri të vendit. Mandati i Presidentit Nishani përfundon në 24 korrik dhe deri atëherë duhet të ketë një emër të ri për këtë post.
Po nëse hedhim një vështrim për të parë Presidentët që e kanë drejtuar Shqipërinë në vite ata janë 6 personalitete në këto 27 vite tranzicion. Nga Ramiz Alia te Presidenti akoma në detyrë Bujar Nishani.
Herë të zgjdhur me konsensus dhe herë të tjera jo. Duhet thënë se posti i Presidentit në vendin tonë nuk ka fuqi ekzekutive apo vendimmarrëse për shumë nga sferat e jetës politike.
Presidentët në vite:
- Ramiz Alia 30 prill 1991-9 prill 1992
- Sali Berisha 9 prill 1992-24 korrik 1997
- Rexhep Mejdani 24 korrik 1997-24 korrik 2002
- Alfred Mojsiu 24 korrik 2002-20 korrik 2007
- Bamir Topi 20 korrik 2007-24 korrik 2012
- Bujar Nishani 24 korrik 2012- ende në detyrë
Për Presidentin e shtatë ende nuk ka një emër nga forcat politike po vullneti është shprehur të jetë sa më shumë konsensual që mundet. Sot në Parlament në raundin e parë është parashikuar që tgë mos propozohet asnjë emër.
Parësore për forcat politike mbetet zgjidhja e krizës politike në mënyrë që ti jepet fund bojkotit parlamentar dhe vendi të shkojë në zgjedhje.