Interpol Tirana ka sjellë nga Athina, të dënuarin me burgim të përjetshëm Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.
Marku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Lezhë më datë 20 maj 2002 për “Vrasje me dashje” si dhe nga Gjykata e Lartë me 16 vjet dhe 8 muaj në burg për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”
Më datë 6 tetor 2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit, Lezhë, Marku ka vrarë me automatik shtetasit B. A dhe B. Z.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij dhe Marku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.