Loading...

Vjen lajmi i shumëpritur për rinovimin e patentave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një leje drejtimi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike. Kështu ccmimi i tyre do të jetë nga 35 mijë lekë, në 20 të vjetra.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%
Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa

#VëmendjaTeQytetarët #RisiLehtësi

#SkaKohëPërPushim”, -shkruan Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com