Loading...

V rasja në Lezhë/ Oficeri i k rimeve ndaloi pranë një mjeti të dyshuar, u qëllua me a rmë në zemër sapo u afrua

Rindërtohet skena e k rimit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme në zonën e Kune-Vainit në Lezhë, ku u v ra me a rmë z jarri në krye të detyrës një oficer i k rimeve, baba i dy fëmijëve të mitur.

Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor “BalkanWeb” ka mundur të rindërtojë skenën e v rasjes së efektivit 44-vjeçar, i cili ishte duke patrulluar me një grup efektivësh kur u q ëllua për v dekje.

Mësohet se me urdhër të drejtorit të qarkut një grup oficerësh k rimesh shkuan për kontroll territori në ishull Lezhë pas dyshimeve se mund të kishte kultivim l ëndësh na rkotike. Grupi përbëhej nga oficerë k rimesh mes të cilëve ishte dhe nënkomisari Saimir Hoxha. Brenda zonës së mbrojtur në Kune Vain u konstatua mjeti i 21-vjeçarit Aldi Rama. Policia i bëri shenjë të ndalonte dhe oficeri Saimir Hoxha shkoi për të kryer verifikimin e drejtuesit të mjetit, kur ky i fundit qëlloi ndaj oficerit të policisë në një distancë të afërt.

Menjëherë pasi ka q ëlluar oficerin, 21-vjeçari është larguar me mjetin e tij. Skena është parë nga kolegët e Saimir Hoxhës të cilët i kanë dhënë të dhënat e targës së mjetit dhe përshkrimin e drejtuesit të saj që bëri të mundur identifikimin në kohë rekord të autorit të ngjarjes.

Aldi Rama ka qenë pasagjer në atë makinë kur polici është afruar për kontroll dhe ka qenë pasagjer në sedilje të pasme teksa ka qëlluar oficerin në momentin që ai ka ndalur makinën për kontroll. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vend të parë kanë zbritur nga makina dhe ky ka marrë mjetin dhe është larguar dhe rreth 3 kilometra e ka braktisur mjetin.

P lumbi e ka kapur në zemër efektivin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com