Presidenti Meta ka uruar boksierin Florian Marku i cili u shpall kampin bote në IBFI. Meta thotë se shqiptarët krenohen me Florianin që jep gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring.
Ai thekson se fitorja e sotme ndaj Prodan është sukses i jashtëzakonshëm për boksin profesionist shqiptar.
STATUSI NGA ILIR META
Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI!
Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin!
(BalkanWeb)