Një fëmijë ka humbur jetën tr agjikisht pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se i mituri me iniciale O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të gjashtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Elbasanit. I mituri është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)