Turqia po vijon përgatitjet për të marrë në mbrojtje aeroportin e Kabulit në Afganistan nën su ndimin ta leban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
BBC raporton se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan.
Zaptimi i aeroportit nga ta lebanët ka shtyrë planin e Turqisë e cila po neg ocionte me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ka synimin për të operuar aeroportin.
“Me ta lebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh,” tha ai. “Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”
Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit ta lebanë.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata (udhëheqësit tal ebanë) kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan.