Loading...

Kryeministri Rama kritikon vendet e pasura: Mos u ktheni shpinën afganëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për “The Guardian”, lidhur me pranimin e kërkesës së SHBA për të strehuar qindra afganë, të cilët rre zikohen nga ta lebanët.

Rama është shprehur për medien britanike se Shqipëria do të presë emigrantët nga Afganistani, pasi e di se si është të jetosh nën një d iktaturë.

“Unë jam i shka tërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një di ktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, është shprehur Rama.

Më tej, kryeministri Rama ka sulmuar vendet e mëdha, teksa është shprehur se “nuk e kuptoj, se si vendet më të pasura mund t’i kthejnë shpinën këtij pr oblemi”, duke shtuar se “kjo përpl aset me vlerat që ne të gjithë pre dikojmë”.

Në reagimin e tij për britaniken The Guardian, kreu i ekz ekutimit ka thënë se Shqipëria nuk mund të zgjidhë pr oblemin por do të bëjë pjesën e saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com