Gjigandi shqiptar i boksit, Florian Marku, ka njoftuar duelin e radhës
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për duelin e radhës. Bëhet fjalë për “betejën” e 25 shtatorit ndaj boksierit ukrainas, Maksim Prodan, për titullin IBF.
Dueli do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham Hotspur dhe do të jenë të pranishëm mbi 78 mijë tifozë.
“Pershendetje te gjithë Shqipetarë kudo qe jeni, kemi lajme te mira, ndeshja e rradhes kundra Maxim Prodan per Titullin IBF INTERNATIONAL do zhvillohet me date 25 Shtator ne stadiumin Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua vs Alexander Usyk. Ju pres te gjithve atje gjithashtu siguroni biletat tani online para se te jetë vonë” – shkruan ai. Marku synon të arrijë maja të larta dhe rruga kalon nga Londra.