Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot me kr itika të forta se operacioni us htarak në Afganistan, i udhëhequr nga SHBA-ja, ka arritur më pak rezultate sesa ishte planifikuar.
“Misioni arriti të ndalojë Al-Kaidën që të mos përsërisë su lmet e saj të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, por gjithçka tjetër që ka pasuar nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është arritur në mënyrën që ne kishim pla nifikuar”, u tha Merkel gazetarëve, raporton REL.
“Është e tm errshme për miliona afganë që kishin punuar për një shoqëri më të lirë dhe të cilët, me mbështetjen e komunitetit perëndimor, janë përqëndruar në demokracinë, në arsim, në të drejtat e grave”, shtoi ajo.
“Mësimet duhet të nxirren nga operacioni dy-dekadësh”, tha Merkel, duke shtuar se “në misione të tilla mbase duhet vendosur qëllime më të vogla”.