Loading...

Gj obiten 2839 shoferë në 24 orë/ Po licia kontrolle në rrugë, ka pet ‘shumakeri’ me 172 km/h

Pol icia e shtetit ka vijuar kontrollet ne te gjitha akset e vendit edhe gjate 24 oreve te fundit duke gj obitur 2839 drejtues mjetesh te cilet jane gjendur ne ku ndravajtje.

Mes ketyre rasteve te publikuara nga vete po licia eshte edhe ai i nje drejtuesi mjeti qe eshte ka pur nga radari duke ecur me shpejtesi 172 kilometer ne ore, e denje per garat me makina.
Deklarata e Po licise: Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Vijon kontrolli permanent i akseve rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aks identeve rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së P olicisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Po licisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Po licisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Pol icisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtesia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agre sive dhe manovrat e rre zikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave, kamerave, dronëve dhe makinave të pauniformuara, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

• 52 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

• 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shk elje të semaforit.

Atualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore ncionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë.

Po licia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të de noncojnë në K omisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike????
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj????

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com