Faza e 1/8 finale të Kampionatit Europian nis të marrë formë. Janë mësuar tashmë 11 skuadrat e kualifikuara për në raundin e radhës nga 16 të tilla, sa mund të avancojnë më tej. Sipas rregullores, përmes “dritares” kanë hyrë në këtë “sallon” edhe më të mirët e vendeve të treta në grupe, përveç dy të parëve. Këtë fat e pati dhe Zvicra e shqiptarëve.
Në fakt, duhet të luhen edhe sfidat e fundit në grupet D, E dhe F për ta plotësuar të gjithën “fotografinë” e 1/8 finale. Veç Italisë, që do të sfidojë Austrinë në raundin e parë me eliminim direkt, Zvicra, Uellsi, Hollanda, Belgjika, Anglia, Franca, Danimarka, Çekia dhe Suedia janë në listën e triumfuesve. Duke ditur projektin paraprak, tashmë mund të skicojmë edhe përballjet e mundshme në 1/8 finale, duke kujtuar edhe ditën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre:
Uells – Danimarkë (e shtunë, ora 18:00, Amsterdam).
Itali – Austri (e shtunë, ora 21:oo, në “Wembley”).
Hollandë – e treta D, E ose F (e diel, ora 18:00, Budapest).
Belgjikë – Zvicër, ose e treta D, E apo F (e diel, ora 21:00, Seville).
E dyta D – e dyta E (e hënë, ora 18:00, Kopenhagë).
E para F – Zvicër ose e treta B apo C (e hënë, ora 21:00, Bukuresht).
E para D – e dyta F (e martë, ora 18:00, “Wembley”).
E para E – Zvicër ose e treta B, C apo D (e martë, ora 21:00, Glasgow).