Sipas mediave Italiane nisi si një kontroll normal nga agjentët e komisariatit Dora Vanchiglia, Torino, u kthye në një arrestim të trefishtë. Në pranga ranë: Një senegalez 29 vjeçar, një shqiptar 29 vjeçar dhe një algjerian 28-vjeçar.
Gjatë kontrollit tek senegalezi janë gjetur disa doza droge, një shpatull për ta ndarë dhe para. Droga ishte në shtëpinë e tij, e fshehur brenda jastëkëvë të krevatit.
Në ngarkim të dy të tjerëve në fakt ishin lëshuar dy urdhra kërkimi: shqiptari duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 5 muaj burg për vrasjen në tentative dhe kundërshtim të policisë, ndërsa alegjeriani duhet të vuajë 1 vit e 5 muaj për veprën penale të zhvatjes