Loading...

Kercenon me vdekje gruan ne sy te femijve te tyre!

Sipas mediave Italiane  karabinierët në Savona kanë arrestuar për lëndime trupore dhe kërcënime serioze për jetën, një shqiptar 43 vjeç me iniciale P.G.

Policia ndërhyri në rrugën Untoria në Savona, ku ishte sinjalizuar për një mosmarrëveshje familjare, kur një person u shfaq i armatosur.

Burri, pas debateve me gruan e tij C.R. 41 vjeçe, pasi e kishte rrahur, e kishte kërcënuar me vdekje me një hanxhar rreth 50 cm të gjatë në sy të fëmijëve të rritur.

Hetimet e karabinierëve nxorën në shesh që dhuna kishte qënë e vazhdueshme për shumë vjet. Nata e fundit kishte qënë vetëm episodi më i fundit. Burri së pari e kishte rrahur gruan duke i shkaktuar plagë ( gruaja u dërgua në spitalin San Paolo dhe iu dha raport mjekësor për 25 ditë) dhe më pas ai e kishte kërcënuar për vdekje me një hanxhar.

Fatmirësisht gruaja qe në gjendje të kërkonte ndërhyrjen e policisë. Hanxhari u sekuestrua. I arrestuari u dërgua në burgun  Genova Marassi deri sa të dalë para gjyqit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com