Ka përfunduar pas gati 10 ditësh rindërtimi i urës metalike të Darzezës, e cila u sh emb më 3 qershor pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë që kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke lënë të izoluar për ditë të tëra banorët e asaj zone.
Ka qenë zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, që ka dhënë lajmin e mirë, si dhe ka testuar vetë mesditën e sotme urën e re.
Në videon e shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Koçi shfaqet hipur në kamionin e Ushtrisë ndërsa teston urën. “Urë e sigurt” shkruan Koçi dhe ndan pamjet e mëposhtme.