Loading...

Pamje shumë të rënda kanë pu shtuar rrjetin social TikTok

Pamje shumë të rënda kanë pu shtuar rrjetin social kinez TikTok që është përhapur gjerësisht dhe në Shqipëri.

Në video që po qarkullon atje, postuar nga @mayenggo3, fillimisht shihet një vajzë që kërcen, përpara se të shfaqet një video tjetër ku shihet një ek zekutim me pre rje koke, nga persona që flasin spanjisht.

Pamjet në llogarinë e mësipërme u fshinë, por ato shp ërthyen nga përdorues të tjerë duke sjellë shqe tësim sidomos për moshat e mitura që kanë akses dhe e vizitojnë shpesh këtë aplikacion.

Zyrtarët e TikTok reaguan duke kërkuar falje: “E vlerësojmë paralajmërimin e komunitetit tonë për një klip me pamje grafike që ka ardhur nga një faqe tjetër dhe që është futur në një video për TikTok. Videoja është hequr shumë shpejt dhe sistemet tona po punojnë për bll okimin e ripostimit të kësaj videoje nga përdorues të tjerë”.

Rregullorja e TikTok ndalon “përmbajtje sh okuese, pamje të r ënda, sad iste ose që promovojnë dhu në eks treme apo v uajtje”. Megjithatë kohët e fundit janë publikuar shumë imazhe dhe pamje filmike me veprime agr esive dhe tro nditëse që më së shumti kanë pasur si protagonistë fëmijët e mitur.

Noa.al këshillon të shmanget shikimi i videos dhe nxit prindërit të kontrollojnë të miturit që të mos kenë akses në këtë aplikacion që dukshëm nuk ka c ensurë etike. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com